Emocione të rralla e kishin përshkuar floktarin shqiptar Hadis Hasanin me bashkëpunëtorët e tij, në lagjen Bümpliz të Bernës. Në të vërtetë, floktaria e tij “Coiffeur Hollyëood” ishte shndërruar në një fole gëzimi e mallëngjimi pas një periudhe disajavëshe të mbylljes së lokalit, për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria zvicerane gjatë krizës së koronavirusit.
Mungoni fjalë për të përshkruar gjendjen emocionale të tij dhe bashkëpunëtorëve. Nga intensiteti i ngjeshur i klientëve për të rregulluar flokët, nuk arritëm të bënim ndonjë intervistë më të gjatë, por me një fjalë të vetme, ai e përshkroi periudhën e mbylljes së lokalit: “Shuuuumë rëndë”, dhe vazhdoi të përkujdesej për klientin.
Ai i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur shëndetin e klientëve të tij, duke përdorur maskat dhe lëngjet dezinfektuese, distancën e nevojshme prej dy metrash etj.
Jashtë lokalit, disa klientë prisnin me padurim duke i shijuar rrezet e diellit pranveror, informon Shtegu.com. Ata nuk ngurruan të bënin foto në shenjë gëzimi dhe shprese se jeta do të klthehej në normalitet.
Fundi-fundit, mund të vërehej qartë se Hadisi është i penguar ta ofrojë edhe më tej mikpritjen e madhe për klientët e tij, në lokalin e të cilit gjithnjë kishte hare, gëzim dhe lumturi.