“Në vend që të shkaktoj telashe, do t’ju dërgoj në varr”. Njoftimi nga presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, është i pakuptueshëm: Ai që nuk e respekton ndalesën për dalje për shkak të koronavirusit dhe shkakton telashe, duhet të gjuhet me armë.

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte (75) nuk e ka për mahi. Ai është i njohur për luftën e tij të ashpër kundër bandave të drogës në vend. Por tani përqendrimi i tij është te Covid-19. Duterte po bën çdo përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një fjalim televiziv të mërkurën, ai udhëzoi forcat e sigurisë së vendit të tij të qëllojnë mbi secili person që nuk respekton ndalesën për dalje për shkak të koronavirusit. “Urdhrat e mi për policinë dhe ushtrinë janë: Nëse shkaktohen telashe ose luftoni dhe jeta juaj është në rrezik, qëlloni mbi ta”. Atëherë Duterte iu drejtua drejtpërdrejt rebeluesve të mundshëm të Coronës: “Në vend që të shkaktoj telashe, do t’ju dërgoj në varr”.

Rreth gjysma e 110 milion filipinasve aktualisht janë të prekur nga ndalesa për të dalur nga shtëpitë. Midis tyre ka shumë njerëz që jetojnë në një varfëri të madhe dhe kanë humbur punën e tyre për shkak të kufizimeve të rrepta.

Pak para fjalimit të Duterte, dhjetëra persona janë arrestuar në një rreth të varfër të kryeqytetit Manila, pas protestave kundër qeverisë. Ata e kishin akuzuar qeverinë se nuk po shpërndanë ndihma ushqimore për të varfërit.

Organizatat e të drejtave të njeriut i kritikuan ashpër deklaratat e Dutertes dhe i kërkuan qeverisë urgjentisht të sigurojë ndihma të nevojshme, në vend që të kërcënonte popullatën. “Dhuna fatale, e pakontrolluar nuk duhet të përdoret kurrë si përgjigje ndaj një urgjence si pandemia e koronavirusit”, thonë nga Amnesty International, transmeton Shtegu.com.

Shefi i policisë filipine, Archie Gamboa e qetësoi të enjten situatën duke deklaruar se zyrtarët nuk do të qëllonin mbi njerëz. Presidenti e ka ekzagjeruar vetëm për të sqaruar se ligji duhej të respektohej në këto kohë krize.

Në Filipine, deri më tani janë raportuar 2311 infeksione dhe 96 vdekje. Sidoqoftë, autoritetet sapo kanë filluar testimet e gjera. Prandaj pritet një rritje e infektimit.