Në gjyqin e sipërmarrësit të akuzuar për shfrytëzim të punëtorëve të tij, prokurori publik kërkoi një dënim të rëndë dhe dëbimin e tij nga Zvicra.

Ish sipërmarrësi lituanez, i cili disa nga punëtorët e tij i pagoi vetëm nga 20 cent në orë dhe vendosi kushte të paligjshme të punës për stafin e tij, rrezikon të mbetet pas grilave për disa vite të tjera. Në ditën e dytë të gjykimit të tij, D., i burgosur që nga tetori i vitit 2017 në Champ-Dollon (GE), po përballet me një dënim prej gjashtë vitesh e gjysmë burg dhe dhjetë vite dëbim nga territori i Zvicrës. Ky është sanksioni i kërkuar kësaj të enjte nga zyra e prokurorit publik të Gjenevës për trafikimin e qenieve njerëzore për punësim, por edhe detyrim, mospagesa të sigurimeve shoqërore, menaxhim të gabuar apo edhe shkelje të besimit.

Avokatët e paditësve gjithashtu kanë kërkuar dënim për pasurim nga tregtia, shkruan “20 Minutes”, përcjell Shtegu.com. Ose duke shfrytëzuar dobësinë e dikujt për të fituar një avantazh jo proporcional. D. kështu abuzoi me sikletin ekonomik të viktimave të tij të pretenduara dhe papërvojë të tyre – punëtorët nuk e dinin që kontratat e tyre nuk ishin në përputhje me ligjin zviceran.

Midis viteve 2013 dhe 2017, i akuzuari solli punëtorë nga Europa Lindore dhe Veriore për të punuar nëpër kantieret e Gjenevës, Vaud dhe Valais. Ai i bëri ata të shpresojnë për pagat në orë “tërheqëse” prej rreth dhjetë eurosh. Në realitet, D. dyshohet se ai i ka paguar ata midis 20 cent dhe 6.50 fr. në orë. Për më tepër, shumë lista pagash nuk janë paguar plotësisht dhe ish-kontraktori nuk i ka kompensuar orët e punës jashtë orarit.

Prokuroria gjithashtu akuzon atë se ka ushtruar dhunë dhe presion ndaj atyre që kishin vërejtje ndaj pagave ose e kërcënonin se do ta denonconin. Lituanezi që është objekt i njëzet akuzave, i ka kundërshtuar akuzat.

Argumentet do të vazhdojnë gjatë ksaj të premte, ndërsa pritet që vendimi të sillet gjatë të njëjtës ditë.