Virusi dhe pasojat e tij të tmerrshme: Në Belgjikë, një vajzë dymbëdhjetëvjeçare vdiq si rezultat i infektimit me koronavirus, shkruajnë mediat belge.
Ky është rasti i parë i vdekjes së një fëmije në Belgjikë. Javën e kaluar, vdekja e një gjashtëmbëdhjetëvjeçareje afër Parisiti, kishte tronditur Francën.
“Ky është një rast shumë i rrallë, por na tronditi shumë”, tha përgjegjësi për pandeminë e koronavirusit në Bruksel. Paraprakisht, fëmija kishte pasur ethe për tre ditë me radhë, informon Shtegu.com.
“Pas tre ditësh nën ethe, gjendja e fëmijës papritmas u përkeqësua”, e citon virologun Steven Van Gucht portali online “Grenachedo”. “Por ky rast është një përjashtim, nuk është rregull. Ne nuk e dimë përse nganjëherë nuk shkon si duhet”.
Sipas shifrave zyrtare, në Belgjikë numri i infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht është rritur në 12.775; Më shumë se 700 persona vdiqën si pasojë e sëmundjes së mushkërive Covid-19 të shkaktuar nga virusi.