Thomas Schäublin nga “Güggeli Sternen” në Bözberg të Zvicrës ka shitur 700 copa mish pule në zgarrë në Facebook që përndryshe do të përfundonin në kopshtin zoologjik, Remiger Hasel.

Kaq shpejt mund të përhapet nëpër rrjetet sociale. Mëngjesin e së hënës, Thomas Schaublin publikoi një postim në Facebook. Në të ai ofron copa mishi të pulës zvicerane në zgarrë, të ngrirë dhe të marinuar, 3.90 franga një copë prej 200 gramësh. Pas dy orësh ai kishte 60 thirrje, 70 e-maila dhe të shitur të gjitha 700 copat e mishit të pulës. “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, thotë pronari i “Güggeli Sternen” në Bözberg.

Arsyeja përse Schäublin e shiti mishin me çmim kaq të lirë, është sepse ai duhej të mbyllte biznesin e tij. “Për shkak të korobavirusit, shumë manifestime u anuluan, për të cilat ne kishim porositur tashmë qindra copa mishi”, shkruan ai në Facebook. Ai nuk deshi të shkaktojë mbeturina ushqimore dhe për këtë arsye i shiti qebapët shumë lirë.
Solidariteti dhe çmimi i bindën konsumatorët t`i blinin copat e mishit të pulës, thotë Schaublin. Porosi madje kishin ardhur edhe nga kantonet e Cyrihut dhe Lucernit.

Bashkëshortja dhe vajza e tij i përpunuan kërkesat, shkruan “Aargauer Zeitung”, informon Shtegu.com. Schäublin është i lumtur që po i furnizon klientët me produktet e tij: “Përndryshe, pas kadimit të afatit në fund të prillit, ushqimi do të përfundonte në kopshtin zoologjik në Hasel”.

Familja e Schaublin, mbylljen e detyruar është duke e shfrytëzuar për të vendosur një menu të re dhe rinovuar restorantin e tyre. “Duhet të futen më shumë drunj dhe më shumë natyrë”, thotë Thomas Schaublin. Ai gjithashtu e ndihmon edhe një kasap që i kërkoi ndihmë. Ai aplikoi për punë me kohë të shkurtër për punonjësit e tij. Megjithatë, ai ka shpenzuar fikse, por nuk ka të ardhura. Ai nuk dëshiron ende të japë ndonjë informacion në lidhje me situatën financiare. Faktori vendimtar është se sa kohë kompanisë duhej të mbetej e mbyllur.