Një prind dhe i biri i tij, të moshës 47 dhe 23-vjeçare, janë gjetur të vdekur në një kampshtëpizë pranë fashit Sorens në Zvicër. Të dy personat me vendbanim në Kantonin Vaud, dyshohet se janë vrarë, përderisa një i dyshuar është arrestuar.

Policia Kantonale e Fribourgut të mërkurën rreth mesditës ishte informuar, për zhdukjen shqetësuese të një babai dhe djalit të tij, të moshës 47 dhe 23-vjeçare, nga shtëpia e tyre në Kantonin Vaud. Në bashkëpunim me Policinë Kantonale të Vaud dhe mbi bazën e informatave të mbledhura, u zhvillua një aksion i madhë kërkimi policor, veçanërisht në rajonin e Sorens, shkruan “La Liberte”, transmeton Shtegu.com.

Në të njëjtin rajon, kërkimi rezultoi me sukses, pasi nënjë tjetër kampshtëpizë, policia gjeti trupat e pajetë të babait dhe djalit të tij, të cilët u raportuan të zhdukur. Me sa duket, ata u qëlluan për vdekje me armë, raporton Policia Kantonale e Fribourgit.

Gjatë operacioneve policore, është arrestuar një person tridhjetëvjeçar. Ai e pranoi përfshirjen e tij në këtë krim. Gjatë kontrollit, një armë zjarri u gjet dhe u konfiskua. Hetimi do të përpiqet të përcaktojë rrethanat e sakta në të cilat është kryer kjo tragjedi.