Pas masave të sigurisë në lidhje me koronavirusin, operatori telefonik zviceran Swisscom do t’ia komunikojë Ministrisë zvicerane të Shëndetësisë (BAG) zubimet e paligjshme në hapësirën publike, duke përdorur të dhëna nga SIM kartelat.

Me kërkesë të Konfederatës, Swisscomi do t`i zbulojë turmat përmes telefonave celularë. Operatori do të komunikojë me autoritetet federale kur 20 celularë të gjenden në një hapësirë ​​prej 100 metra, me 100 metra.

Për shkak të pandemisë, tubimet e më shumë se pesë personave në hapësirën publike janë ndaluar që nga e shtuna e kaluar, informon Shtegu.com. Për të zbatuar këtë masë, Berna po inkurajon dhe përfshinë Sëisscomin në këtë mobilizim.

Të dhënat nga SIM kartelat nuk do të komunikohen direkt në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, por nënjë afat prej 24 orësh, tha Christian Neuhaus për Keystone-ATS, duke iu referuar informacionit të publikuar të mërkurën në faqen e internetit të gazetës “Le Temps”, transmeton Shtegu.com.

Këto analiza do të kryhen vetëm në hapësira publike. Ndërtesat e banimit siç janë ambientet e biznesit nuk do të preken.

Vetëm disa persona nga BAG kanë qasje në të dhënat e transmetuara tani nga Swisscom. Këto janë anonimizuar plotësisht. Kështu, as identiteti i personave, e as profili i zhvendosjes nuk do të gjurmohet ose transmetohet, pohon gjigandi blu.

Si Konfederata ashtu dhe Swisscom, mbështeten në legjislacionin aktual të lidhur me pandeminë. Ky informacion, sipas operatorit mund të mos përdoret për qëllime të tjera ose të jetë i kombinuar me të dhëna të tjera, përfshirë në kontekstin e procedurave penale.