Zvicra vazhdon të izolohet nga bota e jashtme. Nga mesnata, hyrja u lejohet vetëm shtetasve zviceranë, si dhe personave me leje qëndrimi të rregullt ose leje ndërkufitare.

Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP), të mërkurën njoftoi se personat e autorizuar për arsye profesionale edhe më tej mund të hyjnë në vend, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com . Sipas udhëzimeve, kjo përfshin, për shembull, specialistë në sektorin e shëndetësisë ose vizitorë zyrtarë.

Ndalohen të gjitha hyrjet nga pranuesit e shërbimeve, turistët, vizitorët, pjesëmarrësit në ngjarje, trajtime mjekësore apo kërkimi të ndonjë pune. Ekzistojnë përjashtime në situata të veçanta për familjarët e shtetasve zviceranë që i nënshtrohen vizës dhe që kanë të drejtë të jenë të pranishëm në Zvicër dhe njerëzit që janë në një situatë “absolutisht të nevojshme”.