Ish lokali “Warteck” është restoanti i tretë në Klingnau që brenda një viti po kërkon një qiramarrës të ri. Pronarja e tij thotë se ishte e vështirë për bizneset e hotelerisë para pandemisë së koronavirusit.

Edhe një restorant është në kërkim të një pasardhësi në Klingnau. «Rebstock» dhe «Rosengarten» u mbyllën vitin e kaluar. Përderisa ky i fundit është ende në pritje të një qiramarrësi të ri, që nga muaji shkurt – pas vetëm dy muajsh qiradhënësja ka kërkuar një pasardhës të ish-restorantit “Rebstock”, i quajtur tani “Zero Six”.

Restoranti Pizzeria Romantica, i quajtur dikur Warteck, tani ka mbyllur dyert. Falimentimi u hap më 12 mars kundër SHA të qiradhënëses Leonita Uka, siç konfirmoi zyrtari i falimentimit Roland Laube nga zyra përgjegjëse e falimentimit në Brugg.

“Ne planifikuam të lamë restorantin të hapur për një ose dy ditë, për të shfrytëzuar furnizimet”, thotë Laube. Sidoqoftë, për shkak të masave të shtrënguara federale për të luftuar pandeminë e koronavirusit, që javëne kaluar rezultoi në mbylljen e restoranteve, kjo nuk ishte më e mundur.

Stafi u pushua nga puna dhe në të njëjtën ditë, punonjësit ishin në gjendje të regjistroheshin në agjencinë rajonale të punësimit RAV, siç është zakon në rast të falimentimit.

“U mërzita shumë që më duhej të mbyllja picerinë”, thotë pronarja Leonita Uka. “Vendimi nuk ishte i lehtë për mua.” Por numri i të ftuarve ishte ulur në mënyrë të vazhdueshme. “Unë isha në prag të falimentimit, nuk ishte më e mundur”. Sidomos që nga kantieri i ndërtimit në vitin 2017, kur komuna po e rinovonte qendrën historike dhe kalimi ishte bllokuar, gjithçka mori teposhtëzen.

“Ne kurrë nuk i morëm këmbët nga kjo”, thotë 33-vjeçarja. Përveç kësaj, ajo duhej të operohej, gjë që e vështirësoi edhe më shumë situatën, shkruan “Aargauer Zeitung”, transmeton Shtegu.com. “Por, do të doja t`i falënderoja të gjithë mysafirët e mi që kanë qenë besnikë ndaj meje në shtatë vitet e fundit, e deri në fund”. Specialistja e restorantit me licencë pritëse tani duhet të ritrajnohet. “Do të filloj një praktikë, ndoshta si nëpunëse e turizmit”, thotë Leonita Uka.

Është për të ardhur keq që restoranti duhej të mbyllet, thotë Florian Zihlmann nga pronari i patundshmërive Zihlmann Verëaltungs AG në Koblenz. “Tashmë kemi qenë në kontakt me pasardhës të ndryshëm të mundshëm”, shton ai. “Deri më tani nuk kemi gjetur askënd që do të jetë në gjendje të marrë përsipër restorantin”. Edhe para pandemisë së koronavirusit për hotelierinë ishin ditëtë vështira. “Konkurrenca në Klingnau dhe rrethinë është e madhe”, thotë Zihlmann. “Ka shumë restorante, shumë prej tyre gjithashtu me një reputacion të mirë”.
Nëse nuk mund të gjendet ndonjë qiramarrës i ri, atëherë duhet llogaritur se prona mund të përdoret për qëllime të tjera. Ky do të ishte dëm, sepse Zihlmann Verëaltungs AG tashmë ka investuar shumë në rinovimin e pronës dhe restorantit në veçanti, tha Zihlmann.