Një vit më parë, nxënësi shqiptar i shkollës fillore Mërgim L. (7), në Bazel të Zvicrës u godit me thikë nga pensionistja Angela N. (76). Tani pensionistes është dashur t`i gjykohet, por procesi është anuluar.

Vrasja e nxënësit të shkollës fillore në Bazel, Mergim L. (7 †) një vit më parë, e tronditi thellësisht Zvicrën. Vrasësja Angela N. më pas u dorëzua në polici. Që atëherë ajo ka qenë në qendrën e paraburgimit ëaaghof në Bazel.

Të mërkurën tjetër, 1 prill 2020, N. ajo është dashur të gjykohet para Gjykatës penale Basel-Stadt. Për këtë ishin caktuar dy ditë seancë gjyqësoe, por procesi nuk do të zhvillohet, pasi është anuluar!

Po përse? Në fakt, të gjitha procedurat që kanë filluar tashmë po zhvillohen, thuhet nga autoritetet e Gjykatës penale Basel-Stadt. Me përjashtim të gjykimit të vrasëses Angela N. Avokati i viktimës së Angela N. Artan Sadiku, i cili është duke përfaqësuar familjen e Mërgim L., gazetës “Blick” i ka thënë se nuk do të komentojë lidhur me rastin dhe iu referua gjykatës.

Kreu i administratës së Gjykatës kriminale në Bazel-Stadt, Patrick Suter, thotë: “Në raste individuale, seancat mund të mos zhvillohen sepse ndonjë person mund të sëmuret apo mund të jetë në karantinë”.

A është e infektuar Angela N. me koronavirusin? Apo gjykata dëshiron ta mbrojë atë për shkak të moshës së saj – ajo është mbi 65 vjeç dhe për këtë arsye i përket grupit të rrezikuar me koronavirus? Apo janë arsyet plotësisht të ndryshme? Gjithçka është e paqartë. Sepse pavarësisht kërkesës, kreu i administratës i Gjykatës penale Basel-Stadt deklaroi se ai nuk mund të thoshte asgjë në lidhje me të.

Sipas Suterit, procesi duhet të planifikohet në një datë të mëvonshme. Por, mbetet e e paqartë se për cilën datë, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com. Kërkesa e prokurorisë publike, nga ana tjetër, është e njohur: Ajo dëshiron që procesi ndaj vrasëses Angela N. të mbahet.
Si ndodhi ngjarja: Ishte ora 12.15, e ditës së enjte të datës 21 mars 2019 kur zilja e shkollës në ndërtesën e shkollës Gotthelf bie për drekë. Nxënësit u nisën për në shtëpi – duke përfshirë edhe Mërgim L. Ai banonte vetëm rreth 500 metra larg. Por fëmija nuk arriti kurrë në shtëpi. Mërgim L. u godit me thikë rreth 200 metra larg shkollës nga pensionistja Angela N. në St. Galler-Ring në Bazel.

Gruaja e moshuar sulmoi fëmijën nga pas “pa asnjë hamendje” me thikë kuzhine, sipas aktakuzës. Mërgim L. është goditur në qafë nga dy goditje me thikë. Ai bërtiti me zë të lartë dhe më pas bie përtokë. Pas pak, fëmija shqiptar ndërron jetë.

Prindërit e Mërgimit, Fatma dhe Visar L., për tragjedinë mësuan vetëm pas disa orëve. «Jemi shumë keq. Nuk po mund ta besojmë atë që ndodhi. Djali ynë nuk është më me ne! Ajo ma mori lulen më të bukur», kishte thënë nëna e Mergimit, Fatma L. në atë kohë.

Dy ditë pas veprës mizore, 7-vjeçari u varros me pjesëmarrje të madhe të popullatës në atdheun e tij, Gjilan në Kosovë. Që atëherë ka kaluar një vit dhe akti sapo ka filluar.

Për familjen, “përkujtimi për fëmijën ishte veçanërisht i vështirë për shkak të kufizimeve të ndërlidhura me koronavirusin”, tha avokati i viktimës Artan Sadiku. Sepse: “Tradicionalisht, ata nuk kanë mundur t`i thonë lamtumirë të birit të tyre kolektivisht, në vendin e ngjarjes ose ta vizitojnë varrin e tij”.