Sipas sindikatës zvicerane Unia, objketivat nëpër kantiere nuk mund të përmbushen. Prandaj puna duhet të ndalet. Punëdhënësit duhet të tregojnë se masat mund të respektohen.

Kantieret e ndërtimit në të vërtetë duhet të mbyllen nëse nuk mund të respektohen rregullat e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG). Sipas sindikatës zvicerane Unia, mbyllje të tilla nuk po ndodhin: “Me sa duket aktualisht bëhet fjalë për situata emergjente në ndërtimtari”, shkruan Unia, informon Shtegu.com. Vetëm brenda një dite ajo pranoi 1980 raporte nga anëtarët e saj nëpër kantiere në të gjithë Zvicrën dhe i përcolli ato tek autoritetet, por asgjë nuk ndodhi.

Më parë, Unia kishte dixhitalizuar masat e kërkuara dhe ua dërgoi të gjithë anëtarëve të saj, duke u kërkuar atyre të kontrollonin nëse ishin respektuar në kantierin e tyre të ndërtimit. Më shumë se 80 për qind e raporteve ankohen se rregullat e distancës nuk mund të respektohen dhe rregullat nuk do të përmbushen as për transportet në grup. U kritikua gjithashtu se mjetet e përdorura në përgjithësi nuk po pastrohen sa duhet, që hapësirat sanitare nuk pastrohen rregullisht dhe se nuk ka peshqirë dhe sapun të mjaftueshëm.

Mbylljet e kantiereve janë të nevojshme për të ngadalësuar pandeminë

Ekziston vetëm një zgjidhje e mundshme për Unia: «Prandaj nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse të bëjmë një ndalesë teknike. Parimisht, puna nëpër kantiere duhet të ndalet». Zbatimi i masave mbrojtëse është i nevojshëm urgjentisht për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë dhe minimizimin e dëmit ekonomik, shkruan sindikata, informon Shtegu.com. Kur kompanitë do të mund të dëshmojnë se janë në përputhje me rregulloret e BAG, atëherë puna mund të vazhdojë, thotë Unia.