Torino's defender Emiliano Moretti celebrates at the end of the Italian Serie A football match Torino vs Juventus on April 26, 2015 at the "Olympic Stadium" in Turin. Torino won the match 2-1. AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO

 

Pas humbjes me Parmën para disa javësh Juventusi e provon sërish, por kësaj rradhe humbja është më e hidhur pasi vjen në derbin e qytetit kundër Torinos, 2-1. Sfida e javës së 32 të Serie A nisi mirë për bardhezinjtë që kaluan të parët në avantazh në minutën e 35 me anë të Pirlos, por “Granadat” u kundërpërgjigjën në minutën e 45 me anë të Darmian, ndërsa ish juventini Quagliarella shënoi golin e fitores në minutën e 57. Me këtë humbje Juventusi qëndron në vend të parë, i pashqetësuar, në kuotën e 73 pikëve, ndërsa Torino ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vend të 8, duke hyrë seriozisht në garën për një vend në Kupat e Europës. Me këtë humbje “Zonja e Vjetër” e lëshoi rastin që gjashtë ndeshje para përfundimti të kampionatit ta fitojë “Scudetton”. Edhe më tej, Juventusi ka 14 pikë komforte diferencë para Lazios nga Roma e cila nuk arriti ëprpos një barazim kundër Chievo Verona 1:1. Para derbit të Torinos, në stadium eksplodoi një lëndë eksploduese me £ `rast u lënduan njëmbëdhjetë persona në mesin e të cilëve, dy rëndë. Edhe para fillimit të ndeshjes, autobusi i Juventusit ishte sulmuar me gurë, shishe dhe vezë.