Nga ndalesa për hyrje në Gjermani janë kthyer disa persona. Në mesin e tyre edhe dymbëdhjetë persona nga Maqedonia e Veriut.

Rasti ka ndodhur në aeroportin e Frankfurtit, ku disa persona nuk janë lejuar të futen në Gjermani.

Një shtetas gjerman, kot po e priste mikeshën e tij që duhej të vinte nga Bangkoku, ndërsa një familje nga Etiopia, pas arritjes në aeroport është ndarë.

Në të njëjtën kohë, dymbëdhjetë shtetas nga Maqedonia e Veriut kanë kthyer mbrapsht, si dhe një kanadeze dhe një shtetas i Zelandës së re që po vinte nga Marakeshi, shkruan “Bild”, transmeton Shtegu.com.

Nga ndalesa për hyrje, të mërkurën në këtë aeroport janë prekur rreth 100 fluturime, ndërsa janë kontrrolluar rreth pesë mijë persona.