Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka vendosur të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se ditën e sotme rreth orës 14:00 Maqedoni e Veriut do të marrë vendimin lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë numri i të prekurve ka shkuar në 26.

Kujtojmë se ditën e sotme edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

newsbomb.al