A doctor hands a medical certificate to a patient at the Oberhasli Medical Centre, photographed on 13 August 2019 in Meiringen, Switzerland. The Oberhasli Medical Centre is a joint practice for general practitioners in the Meiringen Health Centre. (KEYSTONE/Gaetan Bally) Eine Aerztin reicht einem Patient im Aerztezentrum Oberhasli ein medizinisches Zeugnis, aufgenommen am 13. August 2019 in Meiringen. Das Aerztezentrum Oberhasli ist eine hausaerztliche Gemeinschaftspraxis im Gesundheitszentrum Meiringen. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Certifikatat mjekësore aktualisht merren shumë lehtë për shkak të koronavirusit. Kjo do të thotë që edhe personat e shëndoshë shtiren si të sëmurë.

Deri më tani, rregulli ishte: Pas 3 ditësh, kërkohet një certifikatë mjekësore. Zyra Federale zvicerane e Shëndetit Publik ka ndryshuar rekomandimin e saj, që nga virusi i koronës. Kjo duhet të zbatohet vetëm pas 5 ditësh. Sidoqoftë, kjo do të thotë që personat e shëndoshë gjithashtu nuk duan të shkojnë në punë, siç shkruan “Sonntagszeitung”, informon Shtegu.com.

Shumë persona të shëndoshë shkojnë në urgjencë dhe kërkojnë certifikatë të mjekut – edhe pse nuk kanë simptoma, siç raportojnë spitalet e qytetit të Cyrihut Triemli dhe ëaid. Nga njëra anë, këta janë persona që kanë frikë nga infeksioni. Nga ana tjetër, ka edhe persona që duan të përfitojnë nga situata, siç thotë psikologu Frank ëieber nga qendra kërkimore për shkencat shëndetësore në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Cyrih për “Sonntagszeitung”.

Si pasojë, Fredy Greuter nga shoqata e punëdhënësve theksoi që punëdhënësit do të duhet ta shtrëngojnë detyrimin për të siguruar përsëri certifikata mjekësore nëse rriten abuzimet .
Por kjo nuk është e gjitha: Kohët e fundit, disa persona gjithashtu me gënjeshtra janë përpjekur ta detyrojnë zbatimin e një testi për korona virusain. Këtë e konfirmon Axel Roëedder, kryemjek në ordinancën Medix Toujours në Bazel. Për shembull, disa pacientë japin informata të rreme në lidhje me sëmundjet e tyre të mëparshme ose situatat e rrezikut, në mënyrë që të testohen.

Disa persona gjithashtu në telefon gënjejnë në mënyrë që ata të shkojnë në ordinancën e mjekut dhe të mos marrin këshilla përmes telefonit ashtu siç rekomandohet nga Zyra Federale zvicerane e Shëndetit Publik.