Gjatë një përleshje të hënën në mbrëmje, dy persona janë plagosur rëndë me thikë. Autorët e dyshuar u arrestuan.

Menjëherë pas orës 23:30, Policia e qytetit në Ëinterthur mori një mesazh se një person ishte plagosur gjatë një përleshje. “Patrullat e policisë së qytetit Ëinterthur intervenuan menjëherë dhe hasën në dy persona të plagosur rëndë me plagë me thikë, në stacionin Ëinterthur. Ata është dashur të dërgohen në spital”, ka deklaruar Marc Besson, zëdhënësi i mediave për Policinë e Kantonit të Cyrihut. Gjatë hetimeve fillestare, janë arrestuar dy shtetas zviceranë të moshës 44 dhe 24-vjeçarë nga Policia e Kantonit të Cyrihut, transmeton Shtegu.com.

Dy bashkëpunëtorë të tjerë ishin arratisur. Gjatë kërkimit, të dy personat e tjerë u arrestuan të martën nga policia në Gjermani. Të arrestuarit janë dy persona nga Kosova, të moshës 33 dhe 42-vjeçare.