Bashkëshortja e Jeton G., i cili u dënua me 16 vite e gjysmë burg për vrasjen e një malazezi në Zvicër, ka shpresuar në ndonjë dënim më të butë: “Ishte një ditë e keqe për mua”, tha ajo pas vendimit gjyqësor për “20 Minuten”. Por, ajo që aktualisht më shumë po e shqetëson është bluza e kuqe që babai i viktimës B.R. në shqiptimin e gjykimit dhe gjithashtu në ditët e hershme të gjykimit e kishte veshur. “Kjo do të thotë gjakmarrje. Unë me të vërtetë kam shumë frikë për fëmijët e mi”, thotë bashkëshortja.

Sipas avokatit të babait të R., Inge Mokry, bluza e kuqe është një provokim. Qysh gjatë hetimeve gati pesë vite më parë, bluza e kuqe dhe gjakmarrja ka qenë një temë debati, informon Shtegu.com. «Asgjë nuk ka ndodhur deri më tani. Provokimi nuk do të thotë të veprosh”, thotë Mokry.

Madje, babait të viktimës i ishte kërkuar nga policia që të mos vishte rroba të kuqe gjatë seancës gjyqësore. Por, nuk ka mundur t`ia ndalojë.