Një shqiptar 32-vjeçar dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij për arsye ende të pashpjegueshme. Gjatë një kontrolli trafiku afër Minfeldit (rrethi i Germersheim) para reth një muaji, policia gjermane e kishte zbuluar gruan e vdekur 33-vjeçare nga Landau në ulësen e pasagjerëve të një makine, siç raportoi selia e policisë në Rheinpfalz, transmeton Shtegu.com.

Vozitësi në dorë kishte mbajtur një armë zjarri, të cilën më pas e ka hedhur. Autori i dyshuar nga Kosova u arrestua nën dyshimin urgjent dhe është dërguar në paraburgim. Komisioni për krime të rënda është duke hetuar rastin. Motivi dhe rrjedha e saktë e krimit mbeten ende të paqarta.

Mediat gjermane tani shkruajnë se dy fëmijët (7/9) nuk kanë më nënë dhe një baba që është në burg.

Sipas tyre, kosovari Astrit P. (32) kishte drejtuar veturën me shpejtësi të lartë në një kthesë. Një patrullë policore e ka vërejtur këtë veprim dhe ka dashur ta kontrollojë. Mirëpo, autori i dyshuar e rrit shpejtësinë edhe më shumë. Në Minfeld, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë. Ai ka pasur një armë në dorë, ndërsa në ulësen e bashkudhëtarit: Gruaja e tij e vrarë, Fitorja (33).