Ballina AKTUALE PSE TURQIA NUK KA ASNJË RAST ME KORONAVIRUS?

PSE TURQIA NUK KA ASNJË RAST ME KORONAVIRUS?

37
0

Sipas Daily Sabah, rreth 26 shtete kanë kontaktuar autoritetet turke
përmes ambasadave respektie në Ankara ose përmes ministrive të tyre të
Shëndetësisë, për të marrë informacion mbi përvojat e Turqisë dhe
mënyrave të saj për të lu ftuar koronavirusin.

Mes tyre janë dhe vendet më të goditura, përfshirë Italinë, Iranin dhe Korenë e Jugut.Kërkesat për ndihmë janë bërë pasi të zbulohet se Turqia nuk ka
regjistruar asnjë infeksion, edhe pse fqinj me Iranin në Lindje, në të
cilin 194 njerëz kanë vd ekur deri tani, përfshirë dhe njerëz nga nivele
të larta zyrtare.

Sidoqoftë, nuk është rastësi që Turqia ka arritur të mbrohet kundër
koronavirusit. Kjo, nëse merret parasysh fakti që ky vend ka instaluar
pajisje për matjen e temperaturës së trupit në kufij, pasi u raportuan
rastet e para të infeksionit dhe kështu reaguan shumë më shpejt se të
gjitha vendet e tjera.

Në janar, Ministria Turke e Shëndetësisë instaloi tre kamerat e para
termale në aeroportin e Stambollit, që është “porta e madhe” e
hyrje-daljeve me botën.

Masat paraprake jo vetëm që përfshinin matjet e temperaturës së
trupit, por Ministria e Shëndetësisë i dërgoi të gjithë udhëtarët që
vinin nga Kina për kontrolle shtesë, si dhe për karantinim të gjithë ata
që shfaqnin edhe simptomat më të vogla. Më vonë, këto masa u shtrinë
edhe për udhëtarët e tjerë që vinin nga vendet që konfirmuan rastet e
infeksionit të koronavirusit.

Pas përhapjes së epidemisë, u shtrënguan masat dhe u zgjerua
përdorimi i kamerave termike, përfshirë dhe kontrolle shtesë në të
gjitha vendkalimet kufitare, duke monitoruar nga afër pasagjerët që
kishin ethe të larta ose kolliteshin.

Ndërsa të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet në Turqi ishin
vendosur nën një kontroll të rreptë, ishte e qartë për autoritetet se
personi i infektuar mund të hynte dhe “i pazbuluar”, pasi inkubacioni
zvarritet për 14 ditë dhe kështu filloi dezinfektimin masiv i të gjitha
vendeve publike dhe transportit urban.

Në Stamboll, komuna ka vendosur sanitizues duarsh në stacionet e
metrosë, si dhe në linjat e autobusëve që kalojnë nëpër disa qytete
turke, veçanërisht ato që i përkasin anës aziatike.

Ministria turke e Arsimit njoftoi gjithashtu se dezinfektuesit u përdoren në shkolla.Praktika të tilla u shtrinë ngado e tani Turqia vijon të mbetet e paprekur nga koronavirusi.