Pas thashethemeve se pijet alkoolike mund të ishin efektive në shërimin e koronavirusit, viktimat në Iran kishin absorbuar metanolin.

Njëzet e shtatë persona vdiqën nga dehja pasi pinë alkool të rremë në Iran. Ata i besuan një thashethemeje se pijet alkoolike do të ndihmonin në shërimin e koronavirusit të ri, njoftoi të hënën agjensia zyrtare Irna, transmeton Shtegu.com.

Sipas agjencisë, 20 persona vdiqën nga helmimi në provincën jugperëndimore të Khuzestan, dhe shtatë në atë të Alborz, të Teheranit fqinj. Irna shton, duke cituar një zyrtar lokal të spitalit, se 218 persona janë shtruar në spital në Ahvaz, kryeqyteti i Khuzestan, për shkak të këtij helmimi.

Konsumatorët iu besuan “thashethemeve se pirja e alkoolit mund të jetë efektive në trajtimin (e sëmundjeve që lidhen me koronavirusin)”, shkroi agjensia, duke cituar zyrtarin.

Agjensia citon gjithashtu zëvendësavokatin e Alborz, i cili tha se të ndjerët kishin absorbuar metanolin pasi ishin “mashtruar nga publikimet në internet” në lidhje me rolin gjoja të dobishëm të alkoolit kundër koronavirusit.

Konsumi dhe shitja e alkoolit është e ndaluar në Republikën Islamike të Iranit, por mediat lokale raportojnë rregullisht helmim fatal me alkool kontrabandues.

Me një numër zyrtar të vdekjes prej 237 të së hënës, Irani është një nga vendet kryesore të prekur nga sëmundja Covid-19, pas Kinës dhe Italisë.