Me 150 km/orë, një kosovar (25) ka tejkaluar një patrullë policore në Altenfelden. Ai nuk kishte patentë shoferi, ndërsa në gjakun e tij është konstatuar prania e drogës.

Më 6 mars, rreth orës 20:30, një kosovar 25-vjeçar nga rrethi Eferdingit në Austri, parakaloi një patrullë civile policore në autostradën B 127, në Komunën e Altenfeldenit, me veturën e të vëllait, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Gjatë kësaj, policët kishin matur shpejtësinë e tij prej 150 km/orë dhe për këtë arsye e ndaluan atë për një kontroll më të hollësishëm.

Me këtë rast u konstatua se kosovari nuk kishte patentë shoferi të velfshme dhe tregoi shenja të varësisë nga lëndët narkotike. Testi i shpejtë i drogës ishte pozitiv për dy substanca. Ai refuzoi ekzaminimin pasues klinik, ndërsa iu ndalua drejtimi i mëtutjeshëm i veturës.