Prokuroria do të dëshmojë se të akuzuarit të cilët ulen në këtë gjykatë kishin përgatitur plan me qëllim të përkeqësimit të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit me akte të dhunës të pengojnë dorëzim-pranim të pushtetit si rezultat i së cilës ishte ngjarja që ndodhi më 27 prill të vitit 2017 e njohur si “e enjtja e përgjakshme”, është pjesë e aktakuzës, që sot në gjykatë në seancën gjyqësore për procesin gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit e lexoi prokurorja Villma Ruskovska.

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot u mbajt seancë gjyqësore për procesin gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend. Procesi gjyqësor është në fillim, ndërsa seanca e kaluar u anulua që të akuzuarit të mund të kontrollojnë dëshmitë e lëndës.

Që të fitohet pasqyrë komplete për këtë ngjarje, shtoi ajo, duhet ta paramendoni mozaikun dhe secili nga të akuzuarit prezentë paraqet një kub. Theksoi se nëse mungon një kub mozaiku është i paplotë dhe pikërisht veprimet e tyre të ndërlidhura dhe të harmonizuara e paraqesin atë mozaik.

“Se a ka dëshmi ose jo do të vendosë gjykata. Nuk është punë as e prokurorisë, as e mbrojtjes, gjegjësisht e të akuzuarve. Ajo që Trajko Veljanovski dhe Spiro Ristovski deklaruan se janë viktima të përndjekjes politike ai është mendim i tyre dhe shpresoj se atë mendim do ta mbështesin në diçka”, tha Ruskovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përfundimit të seancës.

Shtoi se deri më tani vetëm Aleksandër Vasilevski Ninxha nga të akuzuarit është propozuar si dëshmitar.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atansovski.

Ata akuzohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Janakievski, Ristovski dhe Atanasovski janë në arrest shtëpiak.

Procesin gjyqësor e zhvillon gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.

Sipas PTHP-së, të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe kanë realizuar plan me qëllim që të pamundësohet pranim dorëzimi i pushtetit. Për këtë qëllim, i kanë organizuar dhe materialisht i kanë mbështetur protestat masive, së pari para Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe më pas edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrje masive në Kuvend më 27 prill.