Duke u prekur nga bipolariteti, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, me çrregullimin e saj mendor po përpiqet të jetojë sa më mirë.

Bebe Rexha dëshiron të jetë transparente me fansat e saj. Në prill të vitit 2019, këngëtarja në Tëitter zbuloi se ishte bipolare. “Për një kohë të gjatë, nuk e kuptoja pse u ndjeva kaq keq. Pse nuk kisha ëndje të dilja ose të shihja njerëz dhe përse në disa raste të tjera kisha aq shumë ekzaltim, sa nuk doja të flija më dhe nuk mund të ndaloja së punuari ose për të kompozuar muzikë. Tani e di përse”, tha ajo.

E intervistuar në revistën “Self”, ylli 30-vjeçar shqiptar jep më shumë detaje mbi sëmundjen e saj. Asaj nuk i vie keq që ka folur për të publikisht. “Vendosa ta bëja sepse nuk doja të burgosesha nga marrja në pyetje, duke pyetur vetveten nëse isha normale apo e çmendur”, thotë këngëtarja shqiptare.

Bipolariteti, i karakterizuar nga episodet depresive, është një sëmundje e pashërueshme. Bebja pranon se është “gjithmonë e frikësuar nga gjithçka rreth saj”. Ajo kujtoi një nga krizat e saj më të këqija, kur ajo ishte me një makinë të shpejtë: “Unë isha në ulësen e pasagjerëve dhe doja të hapja derën dhe të hidhesha për të përfunduar gjithçka. Ishte e tmerrshme”.

Për fat të mirë për të, ilaçet që i janë përshkruar po i ndihmojnë shumë. “Asnjëherë nuk e imagjinoja se sa mirë mund të ndjehesh kur nuk je bipolare”, thotë ajo, transmeton Shtegu.com. Ilaçi nuk e heq plotësisht trishtimin ose ankthin, por ndjehem shumë më mirë. Më lejon të kem një jetë më të ekuilibruar, me më pak batica e zbatica”.

Artistja gjithashtu kishte frikë se ilaçet që është duke i marr, do të mund të kenë ndonjë ndikim negativ në krijimtarinë e saj. Për fat të mirë, kjo nuk ka ndodhur. “Kur jam në studio, unë jam gjithmonë i njëjti person”, thotë ajo.