Shkolla shqipe Ostermundigen Bern festoi 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në organizim dhe bashkëpunim me Shoqatwn Kulturore Shqiptare Bashkimi.
Ishte një mbrëmje e bukur festive që u shënua përmjet vjershave të nxënësve të gjitha niveleve si edhe këngëve dhe valleve.
Gëzuar Kosovë!
Një falenderim për të gjithë nxënësit që interpretuan shumë bukur, moderimin e veçantë nga Diana, Rioni dhe Erza, tre nxënës të klasës së nëntë të shkollës shqipe në Ostermundigen, për lexim të rrjedhshëm dhe artistik, si dhe Kryesinë e Këshillit bashkë me prindërit dhe Kryesinë e SHKSH,,Bashkimi” për buqetat e luleve si shenjë respekti!
Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim!
Pêrkrahja e njëri-tjetrit na bën më të sigurt dhe më të suksesshëm.
Gëzuar të gjithëve!🇦🇱🇽🇰🇨🇭, thuhet në një njoftim të Shkollës shqipe në Ostermundigen të Kantonit të Bernës.
Mbremjen e nderuan edhe përfaqësuesit e MJ dhe Diasporës nga Kosova, nga Ambasada e Republikes së Shqiperise ne Bern, Ambasada e Republikes së Kosovës si dhe nga Konzullata në Cyrih