Në autostradën gjermane A96 afër Ëangen im Allgäu në Gjermani, zyrtarët doganorë kanë konfiskuar një autobus pasi menaxhuesi i sipërmarrjes nga Kosova nuk i ka paguar borxhet e tij tatimore në Gjermani. Për doganën gjermane, ai tashmë është një “i njohur i vjetër”.

Është ky utobusi i katërt i kompanisë që është konfiskuar sërish në A96. Autobusi ishte rrugës për në Europën Lindore, shkruajnë mediat gjermane, përcjel Shtegu.com. Gjashtë pasagjerët është dashur të dilnin dhe të udhëtonin me një automjet tjetër. Edhe shoferi i autobusit udhëtoi me një autobus zëvendësues.

Gjithashtu në fillim të dhjetorit dogana në Lindau konfiskoi një autobus nga e njëjta kompani – sepse nuk kishte paguar taksën e transportit të pasagjerëve në Gjermani për një periudhë të gjatë kohore, e cila rezultoi në borxhe tatimore prej rreth 29,000 eurosh. Kompania e autobusëve e ka vështirë t`i paguaj taksat e saj, tha një zëdhënës i doganës. Nëse borxhi mbetet i hapur, autobusi do të shitet.