Më 05.02.2020, rreth orës 20:30 pasdite, zyrtarët nga zyra kryesore doganore në Koblenz afër Prüm të Gjermanisë, kanë kontrolluar një automjet me autotarga të huaja. Në automjet kanë qenë tre shtetas shqiptarë, një çift, ajo 37 vjeç, ai 40 vjeç dhe një tjetër person mashkull 34 vjeç.

Gjatë marrjes në pyetje, shqiptarët deklaruan se po vinin nga Belgjika dhe nuk kishin me vete asnjë lëndë narkotike ose mallra të tjera të ndaluara, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Kur u kontrollua burri 34-vjeçar, oficeri zbuloi se personi kishte fshehur diçka nën rroba. Shqiptari e kishte mbështjellë një pako me ndihmën e fashave rreth trupit. Një test i realizuar pak më vonë, konfirmoi që mali i paketuar ishte një kilogram kokainë.

Të tre personat u arrestuan përkohësisht. Me kërkesën e prokurorit publik Trier, gjykatësi përgjegjës hetues urdhëroi ndalimin paraprak ndaj të tre personave.