Kur Gladbachu do të zbret në fushën e Fortunës (e shtunë, 18.30/Sky), ky nuk do të jetë vetëm dueli i fqinjëve, por edhe lufta për mbijetesë në Bundesligë dhe kërkimi i titullit në një lojë. Nuk mjafton:

Valon Berisha (27), i cili sapo kishte nënshkruar për Fortunën, ka luajtur për Red Bull Salzburg nën udhëhehqejen e trajnerin Marco Rose (42), i cili tani është në radhët e Glabachut, transmeton Shtegu.com. Berisha: “Ai më njeh mirë. Ishin dy vite të shkëlqyera me të. Një trainer i mirë që është edhe human. Ai po vepron mirë në Gladbach”.

Berisha madje luajti për tre vite me Stefan Lainer (27) të Borussias: “Djalosh i mirë”. I lindur në Suedi dhe i rritur në Norvegji, lojtari i Përfaqësueses kosovare nuk do të ketë miq në fushë për 90 minutave të ndeshjes të së shtunës: “Unë me të vërtetë dua ta fitoj ndeshjen! Kemi kaluar një kohë të mirë së bashku, por unë tani jam këtu dhe dua të fitoj”.

Berisha edhe sot mban kontakte të ngushta me Lainer. Ata gjithashtu shkëmbejnë ide para lojës. Berisha: “Sigurisht, vetëm për argëtim”.

Berisha është angazhuar dy herë në fushën e Fortunës: “Unë jam tani në 80 për qind. 20 për qind të mbetura do të jenë në ndeshjet e ardhshme”-

Berisha tashmë është ai që duhet të ecë përpara: “Unë jam një fitues! Gjëja më e rëndësishme është skuadra. Ne duhet të fitojmë lojërat tona në shtëpi. Edhe pse më pëlqen të luaj jashtë vendit ku të gjithë janë kundër meje”.