Burg për dy shqiptarët që e kishin vënë zjarrin në një strehë refugjatësh në Bad Godesberg të Gjermanisë. Gelaj B. (24) është burgosur për katër vjet, Kledi B. (26) u dënua tre vjet e gjysmë burg.
“Një akt i dënueshëm”, tha qartë gjykata. Në mesditën e 5 gushtit, GelajB. kishte grumbulluar mobilje dhe dyshekë duke i vendosur mbi njëri-tjetrin në dhomën e autorëve dhe më pas i kishte ndezur. Dhoma u dogj. Për fat të mirë, zjarri nuk u përhap në pjesët e tjera të ndërtesës. Departamenti njësisë zjarrfikëse ka qenë në gjendje ta shuaj zjarrin shumë shpejt. 250 banorë u sollën në siguri. Dëmi material: Rreth 120,000 euro.

Kledi B. e filmoi zjarrvënien me celularin e tij dhe ia dërgoi familjes në Shqipëri. Videoja u publikua shpejt në YouTube.

“Ne jemi shqiptarë këtu në Gjermani. Jo se ju të mendoni që kemi nevojë për letrat tuaja. Për ne do të ishte më mirë të shkonim në Angli. Shkër..ni gjermanët dhe familjet e tyre”, mund të dëgjohet në video, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com.

“Tepër ekstremë”, konkluduan gjykatësit. Është plotësisht e pakuptueshme përse shqiptarët i vunë zjarrin një dhome kur stresohen nga siguria.

Sfondi nuk ishte vetëm zhgënjimi me kërkesën e tyre të refuzuar shpejt për azil. Gelaj B. ishte ndjerë i trajtuar padrejtësisht nga rojet e sigurimit për shkak të një telefonate me zë të lartë që kishte bërë me babanë e tij para akomodimit. Ai ishte ankuar, nuk ndjehej i trajtuar seriozisht. Atëherë ai vendosi të hakmirrej, sipas gjykatës.

Shqiptarët e kanë pranuar veprën në proces. Pas vuajtjes së dënimit, ata pritet të dëbohen nga Gjermania.