Një person është gjetur i vdekur në një pyll në Meikirch të Bernës, identifikimi i tij formal është ende në rrjedhë e sipër. Popullata është shqetësuar në masë të madhe.

Të hënën, Policia e Kantonit të Bernës gjeti një person të vdekur në një pyll afër Meikirch. “Sipas njohurive të deritanishme, ai ka qenë viktimë e një vrasjeje”, thotë zëdhënësi i policisë, Dominik Jäggi.

Gjatë ditës së enjte, viktima ishte raportuar e zhdukur. Pas hetimeve fillestare, policia supozoi se zhdukjes i parapriu një krim i dhunshëm. Zona përreth Bern-Betlehemit, ëohlen dhe Meikirch afër Bernës që atëherë është kontrolluar intensivisht për të gjetur personin, u angazhuan edhe qenë nuhatës dhe drone me telekomanda, shkruan “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com. Më në fund, kufoma e personit të zhdukur u gjet të hënën në një pyll afër Meikirch. Jäggi: “Duhet të dyshohet se skena e krimit nuk korrespondon me vendndodhjen e të ndjerit”. Hetimet e mëtejshme për ngjarjen janë duke vazhduar.

Autori i dyshuar tashmë është në paraburgim. Policia arriti të arrestojë një të dyshuar 54-vjeçar të enjten. Braziliani vjen nga rrethi i viktimës. “Në fillim të javës, autori i dyshuar e pranoi veprën”, tha Jäggi.

Viktima nuk është identifikuar ende zyrtarisht. Policia do të dal me informata të tjera pas një kohe të caktuar.

Tani, popullata në Meikirch është shqetësuar. Operacioni i madh policor nuk i kishte shpëtuar popullatës, kështu që nga e diela pasiguria dhe trazirat janë shtuar te banorët lokalë të Bernës. “U shqetësova kur mora vesh për një person të vdekur”, thotë një banor lokal M.H., i cili jeton në Meikirch dhe vëzhgoi operacionin e policisë. Në fillim ai mendoi se viktima kishte vdekur si pasojë e stuhisë.

Identiteti i viktimës është i njohur për disa familja shqiptare që jetojnë në këtë rajon dhe ato janë tronditur nga ky krim i rëndë.