Vazhdon debati për manifestin politiko-fetar të orgabizatës kontroverse “Xhemijeti”, ndërsa të proklamuar sot nga partia Alternativa në Shkup.

Botuesi i gazetës KOHA, gazetari Arben Ratkoceri, i cili “zhveshi” ditë më parë zyrtarin e kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi, sot i është përgjigjur ftesës për duel televiziv nënkryetarit të Alternativës, Ibrahimi, ndërsa debatin televiziv, siç shkruan Ratkoceri në profilin e tij në Fejsbuk, do të donte ta realizojë në TV Shenja, “në televizionin që drejtohet nga miqtë e tu të paaftë e të paditur, por ideoligjikisht jeni tok, e për fat të shqiptarëve të Maqedonisë, përkundër viteve në eter dhe milionave të harxhuara,
shikueshmëria e ndikimi nuk kalon as mëhallen e tyre”.

Statusi i Ratkocerit ka ardhur pas ftesës së Ibrahimit, i cili në profilin e tij në FB kishte shkruar se “debati u anulua. Ata nuk morën guxim të vijnë. Nëse nuk ua mban për debate serioze, atëherë më mirë mos u hyni punëve që nuk keni takat”.

Ndryshe, debati nisi me një postim të Ibrahimit në FB, ku ky i fundit barazon aktivitetin e Xhemijetit me aktivitetin e patriotëve shqiptarë, madje me Adem Jasharin.

Postimi i plotë i Arben Ratkocerit:

“Debat gjithsesi!
Pas 12 Prillit padyshim, edhe atë në TV Shenja do kisha zgjedhur unë!
Qëllimisht dua në këtë TV që drejtohet nga miqtë e tu të paaftë e të paditur, por ideoligjikisht jeni tok, e për fat të shqiptarëve të Maqedonisë, përkundër viteve në eter dhe milionave të harxhuara, shikueshmëria e ndikimi nuk kalon as mëhallen e tyre.

Pa dashur të ta legjitimoj kauzën dhe inspirim tënd ideologjik, do dalë përballë teje – ju si punonjës shkencor e unë në rolin e gazetarit.

Cinizmin që përdorë e shoh të panevojshëm, sepse është mjet i të përvuajturit për të dëshmuar ironinë e mbijetesës së vet ideologjike!

Unë dhe miqtë e mi intelektualë jemi një ushtri e madhe dhe, çetave ideologjike të tipit tënd ndër mote ju kemi bë ballë me dinjitet e kauzë kombëtare.

Për dallim, ne nuk jemi mësuar të mbijetojmë, ne e jetojmë lirinë që na e jep inspirimi i Skënderbeut e Dervish Carës (emblema që shumë kënd i tmerron). Pa vuajte dhe mazohizëm veprojmë, por jo për fushatp politike, prandaj vetëm pas 12 Prillit, menjëherë më 13 Prill aty më ke, në TV Shenja! Përsëris, refuzoj të debatoj me ty keto ditë sepse pergjigjen time e more, nuk kam çka i shtoj më shumë që ti ta shfrytëzosh për fushatë e të dëshmosh një tezë që une e shoh të rrëzuar, të devalvuar, të panatyrshëm për indin tim kombëtar, të PANEVOJSHME!

Edhe tjetra, të mos u lë hapësirë ashtu siç ndodhi në postimin tim të parë, një pakicë idiotësh që mezi pritën të futen në konspiracione duke e ndëlidh me aktualitetin parazgjedhor. Shqetësimi im tejkalon marrëzin tuaj ditore politike.
Për më shumë, koha ime është shumë e shtrenjtë që tl merrem me fushatën tënde minore ideologjike që është lidh në nyjen e gordionit të një islami politik, të cilin ti lyp ta nxisësh kot më kot!

Miqtë e mi nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria e kudoqofshin, janë rahat në pellgun e dinjitetit të pastër kombëtar.

Çetën tënde ideologjike ne e trajtojmë si një kancer për shoqërinë tonë, ngadalë ngadalë dhe me dinjitet.

Miqësisht të kisha sygjeru, mos lyp senzacionin po lyp të vërtetën. Senzacioni, zakonisht njerëzit e parealizuar i shndërron në cirk dogmatësh mizor!

Shihemi më 13 Prill, në TV Shenja, me ty punonjës shkencor, unë gazetar!

P.S. Debatin si politikan, përballë me Menduh Thaçin politikan, po ta mbajti!” /Koha.mk