Gjatë një fluturimi të natës nga Cyrihu për në Oman, është shkaktuar humbje e presionit në kabinë. Një dëshmitar i ka përshkruar momentet e tmerrit për “20 Minuten”.

Në fluturimin e Oman Air ËY0154, i cili u largua nga Cyrihu në 21:30 në mbrëmje, në mes të natës është shkaktuar humbje e presionit në kabinë. Avioni është dashur të bëj një ulje emergjente në aeroportin turk të Dijarbakirit.

Një dëshmitar që ka qenë në bordin e avionit, i ka përshkruar çastet e tmerrit: «Rash në gjumë pas darkës. Papritmas, përmes mikrofonit dëgjova thirrje urgjente nga kabina. Pastaj ndodhi shumë shpejt. Njerëzit bërtisnin dhe luteshin. Asnjëherë nuk kam qenë më i frikësuar për jetën time». Më në fund, maskat e frymëmarrjes u lëshuan, të cilat udhëtarët pastaj i vunë, informon Shtegu.com.

Në mes të natës, rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm, avioni është ndalur në Dijarbakir. Sipas dëshmitarit, aterrimi ka qenë i zakonshëm dhe askush nuk është lënduar. Sidoqoftë, në aeroport askush nga Oman Air nuk ishte aty për t’u kujdesur për pasagjerët e tronditur. Më në fund, stafi i aeroportit i çoi pasagjerët e bllokuar në një hotel. Ata, tani presin ndonjë tjetër fluruim për në destinacionin e duhur.

“Thjesht, jam i lumtur që jam akoma gjallë”, thotë dëshmitari. «Megjithatë, nuk kam frikë të kthehem sërish në avion. Në thelb është një mjet transporti shumë i sigurt”. Oman Air e ka konfirmuar aterrimin e paplanifikuar në Dijarbakir përmes Twitter dhe u kërkoi falje udhëtarëve për incidentin.

https://www.20min.ch/ausland/news/story/-Ich-hatte-noch-nie-so-Angst-um-mein-Leben–19490864