Në Stamboll, një aeroplan me 183 persona në bord po aterronte në pistë dhe gjatë kësaj është rrëzuar, të mërkurën në mbrëmje. Deri më tani njoftohet për tre persona të vdekur.
Sipas informacioneve të reja zyrtare, të paktën tre persona kanë vdekur gjatë përplasjes së avionit në aeroportin Sabiha-Gökcen të Stambollit. 179 persona të tjerë u plagosën, tha qeveria turke të natën e së enjtes, informon Shtegu.com.
Boeing 737 i linjës ajrore turke Pegasus me 183 persona në bord kishte dalur nga pista në një shi të fortë. Ai u thye në tre pjesë dhe u kaplua nga zjarri.
Në një vlerësim të mëparshëm nga autoritetet turke të mërkurën në mbrëmje, u fol për një të vdekur dhe të paktën 150 të plagosur.