Pasaportë e re, emër i ri, kërkesë e re për azil. Sidoqoftë, verimaqedonasi Murat S. (33) u hetua, u gjobit të hënën dhe më pas u dëbua menjëherë.

Por si ka mundur të ndodhte kjo? Për shkak se ndryshimi i emrave dhe aplikimi për një pasaportë të re në disa vende të Ballkanit është lojë e fëmijëve, të huajt që janë deportuar për një kohë të gjatë, po kthehen gjithnjë e më shumë në Gjermani. Mashtruesit e pasaportave hetohen vetëm nëse policia federale ka mundësinë e krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve.

Të hënën, çështja e 33-vjeçarit Murat S. u dëgjua në Gjykatën e Rrethit në Pirna Të Gjermanisë, shkruan “Bild”. Në fillim të gushtit 2017, ai kërkoi azil me emrin Nazif Z., i cili iu refuzua në shtator të vitit 2017. Verimaqedonasi u ankuai, por e humbi gjykimin në nëntor 2018 dhe për këtë arsye iu kërkua të largohej nga vendi. Por, ai edhe më tej qëndroi në Gjermani.

Nazif F. u deportua në maj 2019. Në mes të nëntorit ai u kthye si Murat S. me një pasaportë krejtësisht të re (kushton rreth 300 deri 400 euro). Gjatë një kontrolli ai mohoi një dëbim të mëparshëm. Meqenëse dyshimi u konfirmua, Murat S. përfundoi në arrest.

Ai e pranoi veprën: “Doja të kthehesha në Drezden, aty kam miq. Me vulën e dëbimit në pasaportën time, kjo nuk ishte e mundur. Në vendlindje aplikova në polici për të ndryshuar emrin tim dhe erdha me emër tjetër. Për këtë nuk ju nevojitet ndonjë arsye. Na Maqedoninë e Veriut, kjo është e mundur deri në tre herë”.

Gjykatësi Wiedmer: “Këto raste po rriten në mesin e qytetarëve nga Ballkani. Vetëm data e lindjes dhe numri i identifikimit personal mbeten të njëjtë. Ne kemi problem që nëse të huajt nuk janë trajtuar për qëllime identifikimi, ata nuk do të vërehen me emrin e ri. Për fat të mirë, në këtë rast, u zbatuan gjrumët e gishtërinjve për të hetuar identitetin e tij të mëparshëm”.

Murat S. ishte në paraburgim për dy muaj e gjysmë, duke vuajtur një gjobë të papaguar për vjedhje (30 ditë). Gjykata e rrethit tani e gjobiti për hyrje të paligjshme pas deportimit, me 150 norma ditore prej 15 eurosh, transmeton Shtegu.com. Pastaj ai u dëbua menjëherë.