“Ne mendojmë se jemi vendi i parë i BE-së që morëm këtë masë paraprake,” shtoi Conte, pasi raportoi se dy vizitorët kinezë në kryeqyteti ishin prekur nga koronavirusi.

Qeveria italiane ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt Kinës dhe anasjelltas, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Romë. Të prekurit janë dy turistë kinezë, të cilët janë izoluar në spital.

“Ministri i Shëndetësisë Roberto Seranza ka lëshuar dekretin për mbylljen e trafikut ajror”, tha kryeministri Giuseppe Conte, pa dhënë një listë të linjave të prekura.

Dy turistët kinezë ishin burrë e grua. Gjithashtu mësohet se turistë të tjerë kinezë që kishin mbërritur në Itali si pjesë e të njëjtit grup, po testoheshin për virusin, shkruajnë mediat italiane./E.B-dritare.net