Siç ishte raportuar më parë në internet, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20.45, dhjetë deri në pesëmbëdhjetë persona vrapuan në një shisha bar në Dudweilerstrasse në Saarbrücken të Gjermanisë. Policia ngjarjen e ka përmbledhur në këtë mënyrë: Anëtarët e grupit menjëherë filluan të hedhin orendi nëpër restorant dhe t’i shkatërrojnë ato me shkopinj. Ata e synuan qiramarrësin në dhomën e ngrënies, e goditën dhe rrahën. Por, ai arriti të shpëtonte përmes daljes së pasme.

Sulmuesit u thanë mysafirëve të tjerë: “Mbrëmja ka përfunduar. Të gjithë dilni jashtë! ” Pas sulmit, kriminelët u larguan në drejtime të ndryshme, shkruajnë mediat gjermane.

Të dielën, menjëherë pas mesnatës, dëshmitarët për policisë raportuan se ishte tubuar një grup prej 15-20 personash me një “pamje arabe”. Njëri nga personat kishte një shkop bejsbolli, të paktën një i dyshuar tjetër kishte një thikë. Policia gjeti dymbëdhjetë persona dhe i kontrolloi ata pas një përpjekjeje të dështuar për të shpëtuar.

Bëhej fjalë për sirianë, turq, kosovarë dhe gjermanë nga familje emigruese, transmeton Shtegu.com. Ata ishin të moshës midis 22 dhe 35-vjeçare dhe policia supozon, bazuar në “hetimet dhe provat” e gjetura, se ata ishin të përfshirë në incidentin në shisha bar.

Policia siguroi një shufër teleskopike, si dhe shkopinj bejsbolli, gaz lotsjellës dhe mjete të ndryshme në afërsi. Të dyshuarit u lanë të lirë.

Në funksion të statusit aktual të kërkimit, policia nuk dëshiron të flasë për krim të organizuar ose grindje klanesh.

Ajo i ka marr seriozisht incidentet nga fundjava. Në fund të fundit, akuzat janë shkelje serioze e paqes dhe shkaktimit eventual të lëndimeve të rrezikshme trupore. Dhe disa nga të dyshuarit që hetuesit i kontrolluan të dielën në mëngjes, kishin rënë në sy edhe më herët për delikte të ngjashme në afërsi të shisha barit në vitin 2018.