Djaloshi 25-vjeçar, Artin Fuga me prejardhje nga Kaçaniku dhe me vendbanim në Ferizaj, tashmë e ka parashtruar kandidaturën e tij për këshilltar në këshillin e qytetit në Kriens.

I ardhur në Zvicër që në vitin 2007, Artini është sipërmarrës i suksesshëm në fushën e shtrimit të parketit, laminatit dhe çilimave.

“Fillimi ishte pak i vështirë, pasi nuk e njihja gjuhën. Por, me këmbëngulësinë time arrita të integrohem shumë shpejt në shoqërinë zvicerane dhe të vazhdoj pèrpara”, rrèfen enkas për Shtegu.com, Artini.

Integrimi i tij në shoqërinë zvicerane pra ndodhi shumë shpejt, pasi e mësoi gjuhën gjermane dhe u bë një person shumë i afërt me personat nga kombe të ndryshme që jetojnë në rrethinën e tij.

Mirëpo, paksa i zhgënjyer nga ecuria e rrethanave të të rinjve shqiptarë dhe të tjerëve në Zvicër, Artini vendosi të kyçet në politikë, në mënyrë që të mbrojë rininë tonë dhe t`i motivojë ata për punësim, të zbresë përqindjen e të papunësuarve që janë raste sociale dhe të shtohen masat paraprake më të rrepta në ndërtimtari e në sfera tjera të punës, në mënyrë që të shkaktohen sa më pak aksidente dhe të ketë sa më pak të lënduar. Me këtë, do të kurseheshin në masë të madhe hargjimet shtetërore.