Një shqiptar 21-vjeçar ka udhëtuar me pasaportën e vëllait të tij binjak, kur të dielën në mëngjes zyrtarët e policisë gjermane e kanë kontrolluar në autostradën A8, në kufirin afër Schëarzbach (rrethi Berchtesgadener Land).

I riu dëshironte të udhëtonte në Gjermani me një autobus dhe hetuesve u tregoi një pasaportë të vlefshme shqiptare. Kur zyrtarët hodhën një vështrim më nga afër në foton e pasaportës, u zbulua mashtrimi i shqiptarit, raporton policia gjermane, informon Shtegu.com.

Një krahasim i gjurmës së gishtërinjve në sistemet e kërkimit policor, zbuloi detajet e sakta personale të djaloshit dhe arsyen e mundshme të mashtrimit të tij në tentativë. Ndaj tij ishte shqiptuar një ndalim hyrjeje në Gjermani.

Policia federale në Freilassing e denoncoi djaloshin shqiptar për abuzimin e dokumenteve të identifikimit dhe tentimin për hyrje të paautorizuar, duke e kthyer në mbrëmje përsëri në Austri.