Ministria e Punëve të Jashtme informon se deri në këtë moment, deri te përfaqësitë diplomatike-konsullore në Republikën Popullore të Kinës, nuk është paraqitur asnjë rast i Maqedonisë së Veriut i prekur nga virusi Korona.
“Gjithashtu nuk ka të paraqitur shtetas tanë të cilët gjenden në zonën më të gjerë me masa restriktive për lëvizje, të cilëve u duhet ndihmë. Ministria e Punëve të Jashtme informon se në RP Kinës legalisht qëndrojnë rreth 100 shtetas të RMV-së. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta”, thonë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për detaje më të hollësishme rreth zhvillimeve mund të paraqiten në Ambasadën e Maqedonisë së veriut në Peking në telefonin kujdestar me numër +86 185 1351 2812 ose postën elektronike bejing@mfa.gov.mk. Ndryshe, të paktën 80 persona vdiqën nga virusi Korona, ndërsa vetëm në Kinë janë infektuar 2.744 persona./ina