Elizabeth II ka një vlerë neto prej 442.92 milionë dollarësh, që rrjedhin nga një grant nga taksapaguesit dhe dy burime shtesë të ardhurash

Çifti i ri – Harry dhe Meghan Markle njoftoi vendimin e tyre për t’u tërhequr nga “Familja Mbretërore” dhe të punojnë drejt pavarësisë financiare. Megjithatë, në një deklaratë të lëshuar nga oborri mbretëror thuhet se Mbretëresha mund të jetë duke mbështetur financiarisht çiftin përkohësisht. Por, ja se si familja mbretërore britanike bën pasurinë e tyre.

ÇDO VIT, MBRETËRESHA MERR NJË PJESË TË PARAVE TË GATSHME NGA TAKSAPAGUESIT. Të ardhurat vijnë nga thesari dhe financohen nga taksapaguesit. Marrëveshja themelore është që Mbretëresha të marrë grantin në këmbim të dorëzimit të të gjitha fitimeve nga Crown Estate i cili është portofoli masiv i pronave të familjes ndaj qeverisë. Çdo vit, Mbretëreshës i jepet një shumë parash ekuivalente me 25% të fitimeve të Crown Estate. Fondi paguan për udhëtimet e familjes, mirëmbajtjen e pallateve dhe shërbimet, dhe listën e pagave të punonjësve mbretërorë, sipas raporteve zyrtare financiare të familjes mbretërore. Por vërehet se granti nuk mbulon kostot e sigurisë dhe ceremonive mbretërore.

TË ARDHURAT PRIVATE TË MBRETËRESHËS. Këto para vijnë nga Duka i Lancaster, një portofol tokash dhe pasuri të tjera që janë në familjen mbretërore për qindra vjet. Ai përmban 715 milionë dollarë pasuri neto dhe është i përbërë nga pronat rezidenciale, tregtare dhe bujqësore. Këto të ardhura i kanë siguruar familjes mbretërore 27 milionë dollarë të ardhura në vitin 2019 dhe përdoren për shpenzimet e bëra nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

MBRETËRESHA GJITHASHTU KA PASURI TË TJERA ME VLERË. Mbretëresha gjithashtu zotëron plotësisht Balmoral dhe Sandringham Estates, një koleksion të gjerë arti dhe pasuri të tjera të vlefshme që janë trashëguar nga monarkët e mëparshëm. Por vlera totale  e kësaj pasurie mbetet akoma e panjohur por eksperti financiar i familjes mbretërore është shprehur se anëtarët e familjes mbretërore janë “milionerë, jo miliarderë”.

PRINCI CHARLES KA NJË FLUKS TË MADH TË ARDHURASH. Dukati i Cornwall, një tjetër grup pronash në pronësi të familjes mbretërore mbulon shpenzimet e Princit Charles dhe trashëgimtarëve të tij. Kjo do të thotë se Harry dhe Meghan, William dhe Kate, dhe fëmijët e tyre janë të gjithë të mbuluar nga Dukati i Cornwall. Charles pagoi për të gjithë anëtarët 6.5 milion dollarë vetëm në 2019. (Business Insider)