Gjykata e rrethit në Bon të Gjermanisë, të hënën e kaluar ka dënuar një korrier droge me gjashtë vjet e gjysmë burg, për trafik droge në sasi prej 18 kilogramësh kokainë. Shqiptari i pandehur 37-vjeçar ishte ndaluar dhe kontrolluar nga hetuesit e trafikantëve të lëndëve narkotike në gusht 2019, përderisa po udhëtonte nga Amsterdami për në Itali në autostradën në afërsi të Rheinbachit.

Pas një prove pozitive të drogës, e cila gjithashtu tregon gjurmë të vjetra të kokainës në duar dhe veshje, hetuesit fillimisht nuk kishin mundur të gjejnë vendin ku e kishte fshehur drogën në automjet. Vetëm me ndihmën e një qeni nuhatës për zbulimin e drogës nga policia e Bonit, u zbulua ngarkesa e fshehur: Kafsha me nofkën Ulla gjeti gjithsej 18 pako me nga një kilogram kokainë të fshehura nëpër vende të ndryshme të automjetit. Atij iu konfiskuan gjithashtu edhe 2.000 euro para të gatshme, informon Shtegu.com.

Bëhet fjalë për një prind familjar, jurist nga Shqipëria i cili ka raportuar probleme financiare dhe borxhe për udhëtimin e tij si korrier. “Gabimi më i madh në jetën time”, ka pranuar 37-vjeçari.