Majlinda Sulejmani është një politikane shqiptare në Zvicër, me prejardhje nga Gjilani. E gjithë rrethina e njohin si një vajzë të pavarur, pa paragjykime, ndërsa është e është e specializuar në degën teknike të mjekësisë, por profesioni në mjekësi nuk e pengon atë të merret edhe me politikë.

“Si politikane e re me prejardhje të migrimit, do të angazhohem për marrëdhënie të mira midis vendasve dhe migrantëve. Gjithashtu do ta përkrahi një politikë të integrimit, e cila do të mbështetet në respektin reciprok”, ka shkruar Majlinda në një postim në profilin e saj në Facebook.

Majlinda thotë të jetë kyçur në jetën politike për shkak të preokupimit për të ardhmen e brezit të ri dhe zhvillimin ekonomik, politik, social, kulturor të Zvicrës.

Politikania me prejardhje nga Kosova është angazhuar në politikë prej vitit 2007, duke aderuar në partinë e të rinjve të CVP-së të St.Gallenit.

Ajo është e lindur më 5 prill 1989 në Gjilan, ndërsa babai i saj është me prejardhje nga fshati Breznicë e Epërme i Bujanocit. Në Zvicër ka ardhur në vitin 1990, vetëm tetëmuajshe, ndërsa prindërit e saj u vendosën në Ëidnau të St. Gallenit.

Derii në klasën e katërt, Majlinda e kishte shumë vështirë ta kuptojë gjuhën gjermane, pasi në shtëpi flitej gjuha shqipe. Por, këmbëngulësia e saj për t`u integruar në shoqërinë zvicerane, i ndihmoi t`i mësojë edhe disa gjuhë të huaja, si gjuhën gjermane, italiane, frenge, angleze dhe gjuhën latine.

Majlinda është një zonjë e thjeshtë, e butë, tolerante, e hapur, direkte por konsekuente në shumë gjera të cilat meritojnë respekt dhe transparencë. Humanizmi dhe ndihma janë armët më të forta të saj, pasi si person është shumë humane që nuk ndalet asnjëherë së ndihmuari njerëzit në nevojë, pa marr parasysh se kush janë dhe prej nga janë.

„Gjatë tërë vititi bëj ndihma të llojllojshme, pa cekur fonde apo persona, më dhemb shpirti kur dëgjoj që në shumë rajonë të Kosovës ka varfëri të skajshme, atëherë nuk mund ta ndal zemrën dhe ndihmoj pa masë“, pohon Majlinda Sulejmani enkas pwr Shtegu.com.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Widnau dhe më pas i vijoi studimet e Mjekëisë. Në të njëjtën kohë, ajo studioi edhe shkollimin si kontabiliste, maturante dhe ia doli me sukses. U punësua si teknike e mjekësisë në degën e emergjencës në Vaduz të Lichtensteinit. Por, Majlinda nuk u ndal me kaq, pasi u bë mesimdhënëse në degen e rentgenit në të cilën u profesionalizua, duke kryer shkollimin për eksperte të rentgenit.

Mirëpo, Majlinda e mësuar të ngjitet piedestaleve më të larta të suksesit, nuk u ndal as këtu. Ajo filloi studimet e Managjmentit Health në qytetin e St. Gallenit dhe punonte si menagjere e ambulancës me mbi 30 punëtorë, që i udhëheq personalisht. Mbi të gjitha, ajo i trajnon edhe nxënëset e saj në ambulancë dhe në shkollat e mesme që perfundojn shkollën e mjekësisë, pas 3 viteve si «asistente e mjekut». Majlinda shihet si nji person mes dy fushave ; Është e përkushruar në dy pjesë sepse njëra është mjekësia dhe tjetra politika:

„Puna ime që llogaritet njëqind për qind është ambulanca dhe në institucione: Profesioni im si menagjere e ambulancës, përkthyese shqip – gjermanisht dhe mësimdhënëse e `asistencës së mjekut` të ciëln e bëj me gjithë vullnet. Në anën politike jam kryetare e CVP-së, të St. Margarethen, në kryesi të CVP-së të Kantonit të St. Gallenit për femra dhe nëkomisionin e shëndetësisë të St. Gallenit, në disa projekte të integracionit, familjarëve dhe fëmijëve. Për mua është çdo post që më jepet rast, një fenomen që e gjej vetveten time. Një njeri e ka horizontin e vet, aq sa e pretendon mendjen e shëndosh dhe njerëzit që i ka përreth. Unë ju uroj të gjithëve suksese në zgjedhjet që do të mbahen me 8 mars 2020 dhe shpresoj që shqiptarët të figurojnë në të ardhmen në parlamentin kantonal dhe nacional. Nuk është domethënëse kush fiton , domethënie do të ketë ai/ajo person që është afër për popullatën dhe që i thotë zemra se çfarë mundet me ndryshu. Do t`i kisha lutur të gjithë që të dalin ën votime dhe të votohet personi i cili i përmbush premtimet, Votoni Majlinda Sulejmanin“.