Në Winterthur të Zvicrës, djaloshi nëntëmbëdhjetëvjeçar shqiptar, Albrim Raduni ka hasdur në një grafit me mbishkrimin “Kosova = Serbi”. Ai mendon se është racist dhe duhet të shkojë menjëherë.
Me shkronja të mëdha, persona të panjohur kanë shkruar me ngjyrë “Kosova = Serbi”, në një mur, pranë një parkimi në rrugën “Zürcherstrasse” në ëinterthur. Për Albrim Raduni është një turp i vërtetë: “Ky është një provokim i pastër”, thotë 19-vjeçari. Ai dhe i gjithë komuniteti shqiptar i Kosovës në Zvicër, janë zemëruar për shkak të këtij: «ofendimi që ne nuk do ta tolerojmë. Kjo duhet të hiqet».

Po ashtu, sepse mbishkrimi është racist: “Mbishkrimi është kundër një kombi të tërë dhe e mohon atë”. Problemi midis dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës është mjaft i madh, sepse nuk duhet derdhur lëndë djegëse në zjarr me provokime të till , thotë Albrimi.

Pak më larg, gjithashtu i spërkatur, është shkruar në shkrimin cirilik “E dua Partizanin” dhe “Varrmihësit e rinj”, informon Shtegu.com. Varrmihësit e rinj janë tifozë të klubit të futbollit serb Partizan. Nuk është plotësisht e qartë nëse ekziston një lidhje me mbishkrimin “Kosova = Serbi”. Edhe kush qëndron prapa mbishkrimeve me ngjyrë mbetet një mister.
Albrimi e kishte zbuluar rastësisht mbishkrimin të mërkurën, përderisa po kalonte atypari.