Një garazhist në Zvicër, ka punësuar një shtetas nga Maqedonia e Veriut në garazhin e tij në mënyrë të paligjshme, shkruajnë mediat zvicerane.

Prokurori publik në Schaffhausen, ditëve të fundit e dënoi menaxhuesin e garazhit nga Klettgau, informon Shtegu.com. Ai e kishte punësuar një person nga Maqedonia e Veriut në garazhin e tij, pa aplikuar për leje pune.

Sipas prokurorit publik, i akuzuari e mori nga Maqedonia e Veriut nga shtëpia e tij në Stühlingen për 40 deri në 50 ditë dhe e solli përtej kufirit në Zvicër. Atje e la të ngjyrosë makina. I akuzuari dhe njëherit, pronar i garazhit të makinave mori një gjobë prej 8,400 frangash zvicerane dhe dënim prej mbi 2,000 frangash.