Dy persona kishin përdorur lëndë narkotike në sasi të madhe në Obwalden. Njëri duhet të vuaj burg për gjashtë vite, tjetri është ankuar në Gjykatën e Lartë.

Këta janë të dënuarit të rastit më të madh të kontrabandimit të lëndëve narkotike që Kantoni Obwalden ka përjetuar ndonjëherë. Një shqiptar 33-vjeçar i atëhershëm, me vendbanim në Kerns, thuhet se kishte marrë gjysmë kilogramë heroinë dhe të paktën 5.75 kilogramë kokainë nga një furnizues droge në Holandë në vitin 2016 dhe e dedikoi për shitje, shkruan “Neue Luzerner Zeitung”. Në ndërkohë, një kosovar 27-vjeçar i atëhershëm thuhet se kishte fshehur, porcionuar dhe paketuar kokainën në bodrumin e tij në Alpnach. Në vjeshtë ata janë paraqitur para gjykatës kantonale.

Deri më tani, vepra penale në çështjet e lëndëve narkotike në Obwalden ka qenë gjithmonë nën gjysmë kilogrami. Dënimet e kërkuara nga prokurori publik ishin të larta: Për shkak të shkeljeve të shumta të kualifikuara të Ligjit të narkotikëve dhe veprave të ndryshme të vogla, për shqiptarin u kërkuan shtatë vite burg, për kosovarin gjashtë vite.

Por gjykata, të paktën me shqiptarin, nuk u largua nga akuzat, përcjell Shtegu.com. Ai u dënua me gjashtë vite dhe tre muaj burg dhe – ndër të tjera – me bartjen e shpenzimeve gjyqësore në një shumë prej mbi 41,000 franga zvicerane.

Kosovari është dënuar me katër vjet dhe tre muaj burgim në vend të gjashtë viteve të kërkuara nga prokurori. Ai duhet të paguajë shpenzime procedurale mbi 55,000 CHF.

Gjykimi ndaj shqiptari është bërë i plotfuqishëm, ndërsa kosovari ka paralajëmruar ankesë para instancës më të lartë.