Në fushën e politikës ndërkombëtare, politikanët serbë kanë ngelur shumë prapa homologëve kosovarë, pasi Kosova tashmë është bërë një shtet i pavarur, i njohur nga shumë shtete botërore, të cilat Serbia me çdo kusht po mundohet t`i anulojë.

Por, edhe nga një aspekt tjetër, Serbia ka përjetuar fiasko të vërtetë. Në fakt, një lexues yni i rregullt ka bërë një krahasim të popullaritetit të politikanëve, nëpër rrjetet sociale.
Sipas asaj që po ndodhë në rrjetin social Facebook, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, në profilin e tij ka 336.331 pëlqime, për dallim nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç me 169.537.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç si duket nuk është shumë e interesuar për rrjetet sociale dhe nuk ka ndonjë profil në to, përderisa kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka plot 234.818 të tilla.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka grumbulluar vetëm 9.968 pëlqime, ndërsa ai kosovar, Behgjet Pacolli 503.684 të tilla, informon Shtegu.com.

Nga ana tjetër, politikani më i famshëm për momentin në Kosovë, Albin Kurti ka 202.976 “like”, ndërsa ai nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti vetëm 77.523.