Aulon Idrizi po mahnit me sukseset e tij në sportin e karatesë. Edhe pse shtatë vjeç, ambiciet ai po i dëshmon me talentin që ka. Atij së fundmi i është dhënë diplomë për brezin e verdhë nga ana e Klubit të karatesë -Shkupi ku dhe ndjek stërvitjet. Trajner ka Sabri Ramadanin, ndërsa në klub janë edhe rreth 40 karateistë të tjerë të talentuar.
“Jam i lumtur për ndarjen e kësaj mirënjohje. Kjo më motivon të punojë edhe më shumë, gjithmonë duke pasur mbështetjen e trajnerit dhe klubit”, ka thënë Auloni, njofton Shtegu.com.
Ndryshe, Auloni është nip i karateistit shqiptar me famë botërore, Enver Idrizi.