Drejtori i shtëpisë botuese “Logos A” Adnan Ismaili në një prononcim me shkrim për Tv21 i është përgjigjur aku*zave që dit më parë në emisionin “Click Plus” që transmetohet në TV21 i drejtoi në adresë të Ismailit dhe shtëpisë botuese “Logos A” kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi.
Ismaili i tha Tv21 se shtëpia botuese “Logos-A” merret me botimin e librit dhe nuk merret me çështje të politikës. Sipas Ismailit çdo vendosje e Logos-it në kontekst të politikës është dashakeqe. “Neve veç mund të na vijë keq për ata që marrin guxim të shpifin për botuesin Logos-A.
Për hir të së vërtetës ne kemi pasur presione që nga koha e Millosheviqit Gligorovit e Mijallkovit dhe nuk na bën përshtypje nëse dikush na kër*cënon. Inkuizitorët e librit për fat të keq akoma rrojnë në mesin tonë.
Logos-A këtë vit e shënon 30-vjetorin dhe ne jemi të përqendruar në këtë kremtim i cili – pos tjerash – sjell edhe shumë libra të rinj dhe aktivitete librore” deklaroi Adnan Ismaili.