Bashkësia shqiptare islamike në Reinach duhet të kalojë edhe një pengesë në kërkesën e saj për lejendërtimin e xhamisë, sa u përket vendparkimeve.

Menjëherë pas hyrjes nga pjesa veriore e fshatit, është paraparë të ndërtohet midis shitoreve Aldi dhe Landi: qendra kulturore dhe e takimeve 13 metra e lartë Tulipan, e bashkësisë shqiptare islamike të Reinachit në Zvicër. Në vjeshtë ishte parashtruar aplikacioni i planifikimit për ndërtesën e re – xhamia më e madhe në kanton – që ishte planifikuar në një sipërfaqe prej 26.52 ari. Shoqata po tubon gjithnjë e më shumë anëtarë, aktualisht janë rreth 300, hapësirat në rrugën kryesore ofrojnë shumë pak vend.

Ndërkohë, qendra e planifikuar me xhaminë, restorantin, dhomën e të rinjve dhe përkujdesjen pas shkollës, tashmë ka kapërcyer disa pengesa.Një sfidë në vete ishte grumbullimi i financave për një ndërtim aq të madh.

Donacionet u kërkuan në uebfaqen e krijuar posaçërisht për projektin e ndërtimit dhe në takimiet e shoqatës në mënyrë që të grumbullohej shuma e kërkuar prej pesë milionë frangash (kostot e ndërtimit pa truall kanë qenë 4.1 milionë franga).

Këto të holla tashmë janë grumbulluar, pohon Liridon Racaj për «Aargauer Zeitung». Ai është anëtar i bordit dhe përgjegjës për komunikim. Paratë janë grumbluuar nga besimtarët.

Shoqata gjithashtu kaloi pengesën edhe pengesën e dytë, pasi dy ndërmarrje e kishin kunndërshtuar projektin gjatë aplikimit për lejendërtim. “Bisedimet tani kanë përfunduar dhe gjithçka është zgjidhur”, ka deklaruar Liridoni, transmeton Shtegu.com.

Ajo që shoqata tani duhet të ndryshojë në aplikacionin për ndërtim është numri i hapësirave të parkimit. Fillimisht ishin planifikuar vetëm 47 vendparkime. Ndoshta ky numër nuk mund të jetë i mjaftueshëm për besmitarët disa komuna në Ëynental dhe ndoshta vende të tjera.

Sipas Liridonit, aplikacioni i ndërtesës tani është ndryshuar në përputhje me rrethanat. “Vetëm kur të kemi lejen përfundimtare të ndërtimit, do të përcaktojmë fillimin e ndërtimit”. Një gjë e tillë pritet të ndodhë më siguri gjatë këtij viti. Sipas faqes së internetit të shoqatës, qendra e re kulturore dhe e takimeve, është e hapur për njerëzit e të gjitha besimeve.