A policeman of the cantonal police Basel-Stadt with a baton, on July 14, 2015, in Basel, Switzerland. (KEYSTONE/Georgios Kefalas) Ein Polizist der Kantonspolizei Basel-Stadt mit einem Schlagstock, am 14. Juli 2015, in Basel. (KEYSTONE/Georgios Kefalas)

Një polic zviceran nga Bazeli, u dënua me një dënim me kusht për goditjen me grushtë të një të riu 17-vjeçar.

Gjykata për krime në Bazel, të hënën dënoi një anëtar të policisë së Kantonit Basel-Stadt, me një burgim të kushtëzuar prej dymbëdhjetë muajsh për përpjekje të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore dhe shpërdorimit të detyrës. Ai kishte goditur një të ri me grusht.

Si një polic i trajnuar me përvojë shumëvjeçare, i pandehuri duhet të kishte ditur që një grusht në sy mund të jetë i rrezikshëm, tha gjyqtari kur u shqiptua aktgjykimi.

Prokuroria publike e Bazel-Stadt akuzoi policin 54-vjeçar se e kishte goditur me grusht në fytyrë një djalosh 17-vjeçar, gjatë një kontrolli në stacionin e policisë Clara në gusht të vitit 2016, duke shpërdorur kështu detyrën. Ajo bëri kërkesë për 20 muaj burg, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Në vend të kësaj, gjykata i shqiptoi një burg me kusht të dymbëdhjetë muaj me një periudhë prove prej dy vjetësh. I riu, i cili në atë kohë ishte i dehur, pësoi një thyerje të ashtit në rrethinën e syrit të djathtë dhe në ballë. Ai është dashur të kalojë katër ditë në spital.

Polici i akuzuar, i cili për 31 vite ka shërbyer për Policinë Kantonale në Basel-Stadt, I hodhi poshtë akuzat në gjykatë, duke pohuar se vetëm e kishte shtyrë të riun.