Vet arsyeja kryesore e themelimit politik të këtyre implementimi i MKO-së dhe gjendja e saj tani, mjafton për delegjitimimin e tyre, por fakti se këta në percepcionin shqiptar në Maqedoni më shumë krahasohen në aspekt të dëmit ndaj shqiptarisë se sa ndaj dobisë eventuale mjafton si argument se këta janë presje e vënduar gabimisht në një rresht të gjatë të historisë së lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë.
Dëmi që këta na kanë bërë si shqiptarë në Maqedoni dhe kohëzgjatja e tyre që përkon me gjeneratat tona na sjell çudinë se si një presje gabim mund të zgjatë kaq dhe të dhemb kaq shumë, por është e sqarueshme me disa gjëra:
Shqiptarët BDI-në e kanë mundur dhe delegjitimuar si përfaqësuese e shqiptarëve që në vitin 2011. Në zgjedhjet më pas në 2014 dhe 2016 ajo ka vjedhur aq shumë vota sa i ka bërë shqiptarët të dyshojnë në vete. Kurse në zgjedhjet lokale të fundit ishte LSDM-ja ajo që e shpëtoi nga debakli total.
Ajo që nuk e kanë përfunduar shqiptarët që nga 2016 është kurorëzimi i debaklit politik dhe shporjes përfundimtare të këtyre parapolitikëve. Në vitin 2011 dhe 2016 ndonëse shumica e votës shqiptare ishte tjetër kund ajo ishte e artikuluar e pjesërishme kryesisht nga shkaqe të përpëllitjeve politike të vogla nga aktorë politik të vegjël të cilët nuk kuptojnë momentet e mëdha historike. Në 2016 shqiptarët kishin edhe misione tjera përveç çlirimit politik të shqiptarëve nga BDI dhe ato i arritën në të madhe kurse më e madhja nga këto ishte çlirimi i Maqedonisë nga një klikë kushërinjsh dhe janë mu shqiptarët dhe vota e tyre vendimtare ato që çliruan dhe sollën Maqedoninë këtu ku është sot, shtet në pragun e NATO-s dhe BE-së.
Fakti që me aq sa shihet përpëllitja politike e tjerëve ende vazhdon e bën më pak shpresuese se shqiptarët në këto zgjedhje do fshinë këtë presje gabimisht të vënduar, por ama nga fakti se tani nuk kemi mision edhe çlirimin e Maqedonisë më bën të besoj fuqishëm se këtë herë do kurorëzohet çlirimi i shqiptarëve nga BDI.
Ramadan Ramadani
Republika e Maqedonisë së Veriut
12.01.2020